Grabitësit tmerrojnë familjen në Gjilan, futën me armë në shtëpi dhe marrin para e stoli ari

Mbrëmjen e së martës, tre persona të dyshuar kanë hyrë në një shtëpi në Gjilan për të kryer grabitje.
Prezenca e familjarëve në shtëpi nuk i pengoi grabitësit për të kryer veprën.
Pronari i shtëpisë e telefonoi policinë pasi të dyshuarit morën me veti para e stoli ari.
Sipas ankuesit, tre personat e dyshuar, njëri prej të cilëve i armatosur, duke e kanosur atë i kanë grabitur para të gatshme dhe stoli ari.
Policia ka bërë të ditur se në këtë rast nuk raportohet për të arrestuar e as të lënduar.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori i shtetit, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin./IndeksOnline/