75 Mall Live Search
13:19 / E Diele, 03 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Grabitet dhe theret me thikë një person në Prishtinë

Në rrugën ‘Shpëtim Robaj’ në Prishtinë një person është therur me thikë.

Viktima ka raportuar se te parku i qytetit nga tre persona të panjohur ishte sulmuar me mjet të mprehtë- thikë dhe kishte pësuar lëndime, njofton raporti policor.

I njëjti është duke marr tretman mjekësor në QKUK.

Të dyshuarit, viktimës ja kishin grabitë një çantë në të cilën kishte të holla dhe një telefon celular.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë, nuk raportohet për të arrestuar.