75 Mall Live Search
16:25 / E Mërkurë, 02 Shkurt 2022 / AR

Grabitet në mes të ditës mesfushori i Lazios

Aventurë e keqe për mesfushorin kroat të Lazios, Toma Basic.

Lojtari sot po shkonte në restorantin ‘Johnny Micalusi’ për të drekuar me miqtë e tij.

Ai parkoi automjetin e tij dhe në momentin kur doli nga makina, një burrë i maskuar iu afrua dhe nën kërcënimin e armës, i mori orën e tij të shtrejntë Rolex dhe u largua me një motoçikletë.

Pas këtij incidenti, policia ka ardhur dhe ka filluar të hetojë ngjarjen.