08:43 / E Diele, 19 Qershor 2022 / MSH

Grabitet një market në Prishtinë

Mbrëmë rreth orës 22:33, një market në Prishtinë është grabitur.

Rastin në polici e ka njoftuar viktima, punëtore në market, e cila ka deklaruar se një person i panjohur e ka sulmuar dhe kërcënuar me thikë, pastaj nga kasa ka grabitur para dhe është larguar.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor, ku i ka ofruar tretman mjekësor viktimës” njofton policia.

Rasti është duke u hetuar.