Grabitet një person në Fushë Kosovë, futet me forcë në veturë

Një rast i grabitjes ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku një person është futur me forcë në veturë nga disa persona të dyshuar, të cilët më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Në raportin e policisë thuhet se viktima është gjetur në rrugë gjatë patrollimit nga njësitë policore. Dyshohet se të përfshirë në këtë rast janë disa persona, të cilët nga viktima kanë marrë disa gjësende personale dhe para. Viktima është dërguar për trajtim mjeksor në QKUK, ndërsa është arrestuar një person i dyshuar.
“Grabitje- Fushë Kosovë / 29.01.2024 – 22:00. Është pranuar informata se viktima mashkull kosovar është futur me forcë në një veturë nga disa persona të dyshuar dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Gjate patrollimit nga njesitet policore është hasur në rrugë viktima mashkull kosovar. Dyshohet se të perfshire kane qenë disa të dyshuar kosovarë, te cilet viktimës i kane marrur edhe disa gjesende personale dhe disa para. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK,kurse lidhur me rastin është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një i dyshuar mashkull kosovar”, thuhet në raportin e policisë.