75 Mall Live Search
22:05 / E Martë, 12 Prill 2022 / OSH

Grabitet një pompë derivatesh nga dy persona në Prishtinë, detaje!

Një pompe derivatesh ka qenë sonrë cak i grabitësve në komunën e Prishtinës.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin për IndeksOnline se grabitja dyshohet të jetë kryer prej dy personave të dyshuar.

“Rreth orës 19:40 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një pompë derivatesh në rrugën “Fahri Fazliu”  në Prishtinë.

Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para  dyshohet që grabitja të jetë kryer prej dy personave të dyshuar.

Policia ka iniciuar një hetim  lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit”, tha zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti./IndeksOnline/