17:51 / E Martë, 04 Korrik 2023 / MSH

Grabitet një shtëpi në Çagllavicë

Gjësende me vlerë janë grabitur nga një shtëpi në Çagllavicë.

Rasti ka ndodhur sot rreth orls 00:09.

Stacioni policor në Graçanicë është njoftuar se në shtëpinë në fjalë janë ndezur alarmet e sigurisë, teksa ankuesi ka deklaruar se nuk ka qenë askush në shtëpi për momentin.

Ankuesi B.A., ka njoftuar se ka parë persona të panjohur që kishin vjedhur gardërobë, bizhuteri prej ari, ora dore, si dhe syze.

Vlera e tyre dyshohet të jetë rreth 5 mijë euro, raporton Indeksonline.

Organet kompetente kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për këtë ngjarje.

Rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”.