Grabitet një taksist në Prishtinë, i dyshuari e kishte kërcenuar me armë

Një ankues, shofer taksie, ka raportuar mbrëmë në polici se një person, pasi kishtze hyrë në veturën e tij, kishte kërkuar që një bankënotë t’ia shndërrojë në para të imëta.
Pastaj, duke e kërcenuar me armë, i dyshuari i kishte grabitur shoferit një sasi prej 90 eurosh.
“I dyshuari kishte dal nga vetura duke u larguar në drejtim të panjohur, përderisa njësitet policore ne vendngjarje (automjet) kanë gjetur një fishek të armës që dyshohet se i përket të dyshuarit” thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti është duke u hetuar.