Grabitet reperja e njohur, hajdutët i vjedhin qindra mijëra euro

Shtëpia e Megan Thee Stallion në Los Angeles u grabit të enjten në mbrëmje dhe iu vodhën mijëra dollarë mallra.
Sipas TMZ, dy burra të maskuar dhe me doreza thyen një derë xhami në pjesën e pasme të shtëpisë së reperes.
Prej aty ata morën rrugën për në dhomën e gjumit të këngëtares 27-vjeçare.
Grabitësit morën 300 mijë euro para të gatshme, elektronikë dhe bizhuteri.
Detektivët janë ende duke punuar për të identifikuar grabitësit duke përdorur pamjet e kamerave, sipas TMZ.