17:35 / E Enjte, 23 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Grabitet shtëpia e familjes së Antonellës

Një ngjarje e frikshme ka prekur familjarët e bashkëshortes së Lionel Messit, Antonella Rocuzzo. Disa keqbërës ia dolën të grabisnin makinën e cila mbante xhirot e supermarketit që ishte në pronësinë e familjarëve të Antonellës.

Ngjarja ndodhi në Rosario, teksa dëmi financiar ishte prej 20.000 eurosh. Përveç aspektit financiar, të afërmit e bashkëshortes së Messit vuajtën edhe traumën e shkaktuar nga kjo ngjarje pasi grabitësit nuk kursyen edhe disa të shtëna me armë.

Ajo që e pësoi më shumë ishte kushërira e Antonellës, pasi në atë moment ishte ajo që po ngiste makinën me paratë e mbledhura nga supermarketi. Ajo u dërgua në spital për një ndihmë më të specializuar me doktorët që konfirmuan se tashmë gjendja e saj është përmirësuar. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur nga puna për të identifikuar keqbërësit.