11:10 / E Hënë, 26 Nëntor 2018

Grabitet TEB Banka në Prishtinë

Persona të maskuar dhe të armatosur kanë kryer një grabitje në degën e TEB Bankës në Prishtinë.

Dëshmitarët kanë treguar për Indeksonline se grabitësit ishin të veshur me rroba të zeza dhe mbanin armë të gjata.

Ata pas marrjes së parave kanë ikur në drejtim të panjohur, ndërkohë Policia e Kosovës u është venë menjëherë në ndjekje./Indeksonline/