18:41 / E Martë, 07 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Grabitet “Western Union” nga persona të armatosur

Një degë e “Western Union” është gabitur sot në Prishtinë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se dega e “Western Union” në Rrugën B, në Prishtinë është sulmuar nga disa persona të maskuar dhe të armatosur.

Ende nuk ka informacione zyrtare nga Policia e Kosovës për shumën e parave të grabitura as për persona të identifikuar.

Indeksonline ka tentuar të flas me zyrtarët për informim në polici, por kontakti me ta aktualisht është i pamundur./Indeksonline/