75 Mall Live Search
17:19 / E Martë, 02 Korrik 2024 / MSH

Grabiti bankën shtatorin e kaluar, Policia arreston një të dyshuar në Prishtinë

Policia në Prishtinë ka arrestuar sot të dyshuarin D.T., 35-vjeçar, nën dyshimin se i njëjti ka marrë pjesë në grabitjen e organizuar vitin e kaluar në një bankë në kryeqytet.

Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se arrestimi i të dyshuarit ndodhi në rrugën “Agim Ramadani”, teksa te i dyshuari u gjet një armë zjarri me 12 fishekë, dy thika, një telefon dhe një varëse ari, përcjellë Indeksonline.

May be an image of text
May be an image of knife and text

Të gjitha gjërat që pati në posedim iu konfiskuan, teksa në konsultim me prokurorin, i dyshuari në fjalë u dërgua në vuajtje të dënimit.

D.T. dyshohet se më 1 shtator të vitit të kaluar, në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, në bashkëpunim më një person, kryen grabitje ta armatosur në një bankë./Indeksonline/