75 Mall Live Search
00:59 / E Diele, 03 Janar 2021 / OSH

Grabitja e armatosur në Kaçanik, policia e Kosovës arreston 2 persona të dyshuar

IndeksOnline pak më pak ka raportuar për një grabitje të armatosur në fshatin Gjurgjedell të Kaçanikut.

Disa persona kanë hyrë në një shtëpi ku edhe kanë marrë një shumë të konsiderueshme të hollash nga një grua.

Për rastin në fjalë menjëherë kanë reaguar policia e Kosovës.

Pas intervistimit të dhjetra personave ka arritur që t’i identifikojë të dyshuarit, ku edhe u janë konfiskuar 2 armë zjarri.

Burime të njëjta të IndeksOnline bëjnë me dije se lidhur me rastin në fjalë janë dërguar për mbajtje 2 persona, si të dyshuar për rastin në fjalë./IndeksOnline/