14:53 / E Premte, 05 Janar 2024 / S Z

Grabitja e armatosur në Suharekë, të dyshuarve u vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

Gjykata Themelore në Prizren ua ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj tre të dyshuarve për grabitjen në Suharekë, Bujar Basha, Besart Istrefi dhe Leutrim Cakollit.

Rastin për Klankosova e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj gjykate në Prizren, Marcel Lekaj.

Lekaj shtoi se edhe Trim Barakut i është vazhduar paraburgimi i cili dyshohet për armëmbajtje pa leje.

Paraburgimi i është vazhduar edhe Fatmir Tahirit dhe Albin Beqirit, të cilët dyshohen për dhënie të ndihmës gjatë kryerjes së veprës penale.

Ndaj Tahirit dhe Beqirit është vazhduar masa e paraburgimit deri më 25 shkurt 2024.

Përndryshe, grabitja e armatosur në Suharekë kishte ndodhur në grup prej katër personave, ku kishin grabitur ari në vlerë prej 250 mijë eurove.