14:20 / E Martë, 25 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Grabitja e armatosur në Vrellë të Istogut, policia arreston njërin prej të dyshuarve

Dy javë më parë, në Vrellë të Istogut kishte ndodhur një grabitje e armatosur në një dyqan. Dy persona të maskuar, nën kërcënimin e armës, i kishin grabitur viktimës para të thata nga arka dhe nga xhepi, raporton IndeksOnline.

Viktima, madje ishte sulmuar fizikisht nga grabitësit dhe ai më pas ishte dërguar në Spitalin e Pejës ku kishte marr trajtimin mjekësor.

Të dyshuarit, pas kryerjes së veprës, ishin larguar në drejtim të panjohur, por policia ka punuar intensivisht për të zbardhur rastin.

Sot, Policia e Kosovës ka njoftuar së njëri nga grabitësit i përfshirë në rast, është arrestuar dhe ai me vendim të Prokurorit të Shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë.

“Lidhur me rastin, grabitje që ka ndodhur më 11.02.2020 – 19:50 në Vrellë të Istogut, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe ai pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e sotëm të policisë./IndeksOnline/