Grabitja e mbi 20 mijë eurove kursime të një personi në Deçan, arrestohet një i dyshuar

Stacioni Policor në Deçan, me datën 17.07.2025, rreth orës 01:15, është njoftuar se në fshatin Carrabreg i epërm-Deçan, kishte ndodhur njё grabitje.
Policia menjëherë i është përgjigjur rastit dhe me të arritur në vendngjarje “nga viktima ka kuptuar se dy persona tё dyshuar kanё grabitur nga çanta e tij, mjete monetare nё shumёn prej, njёzet mijё e katёrqind e pesёdhjetё (20450) euro, tё cilat viktima e rastit i kishte kursime jetёsore, dhe janё larguar nё drejtim tё panjohur”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Pas një pune intensive të hetuesve rajonal, me datën 22.09.2025, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë njё tё dyshuar. Personi i dyshuar me vendim tё prokurorit tё Shtetit ёshtё ndaluar për 48 orë”, konfirmon policia.