Grabitja e para dy muajve/ Arrestohen dy burra dhe një grua në Fushë-Kosovë

Dy meshkuj dhe një femër janë arrestuar të dielën në Fushë Kosovë, pasi që të njëjtit dyshohet me bazë se me 9 mars kishin sulmuar fizikisht një person dhe më pas i kishin grabitur një telefon dhe para të gatshme, transmeton IndeksOnline
“Më 19.05.2024 janë arrestuar tre të dyshuar, dy meshkuj dhe një femër kosovare pasi të njëjtit e kishin sulmuar fizikisht viktimën dhe i kishin grabitur një telefon dhe para të gatshme. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit meshkuj janë dërguar në mbajtje, kurse e dyshuara femër është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grabitja kishte ndodhur pak para mesnatës ndërsa policia kishte nisur menjëherë hetimet intensive./IndeksOnline/