16:31 / E Enjte, 25 Prill 2019 / indeksADMonline

Grabitja e Rinasit- Merret në pyetje një grua

Vijojnë në polici shoqërimet për të dyshuarit si autorë dhe bashkëpunëtorë  të grabitjes në Rinas.

Sot është shoqëruar në polici gruaja e Renaldo Sulës.

Sula është arrestuar së bashku me dy bashkëpunëtorë të tjerë, i dyshuar si autor i grabitjes së Rinasit.

Ai u arrestua më 22 prill nga Policia e Shtetit. Për gruan e tij, raportohet se është shtetase gjermane.