Grabitja e Rinasit, në pranga një tjetër i dyshuar
Policia e Shtetit ka arrestuar një tjetër person të dyshuar, si bashkëpunëtor në grabitjen e Rinasit në 9 prill të 2019.
Efektivët e policisë kanë vënë në pranga shtetasin Hasan Kanaçi, 48 vjeç, punonjës në aeroportin e Rinasit.

48 vjeçari është punonjës i cargos në TIA dhe konsiderohet si personi me procedurë që çon i fundit paratë në avion.
Ai dyshohet se iu ka dhënë informacion pjesëtarëve të tjerë të bandës për mbërritjen e blindit me para në pistën e aeroportit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e të arrestuarit policia sekuestroi një sasi të madhe valute dhe lekësh.
Policia njofton se po vijon punën për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
Deri tani policia kishte arrestuar 6 persona për grabitjen e blindit me para në pistë, 48 vjeçari Kanaçi është i shtati, përcjellë a2news.

Në grabitjen së Rinasit mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë shtetasi Admir Murataj.