75 Mall Live Search
17:20 / E Mërkurë, 22 Nëntor 2023 / S Z

Grabitja me armë në Suharekë, reagon Bali Muharremaj: Uroj që ky rast të mos përseritet kurrë në të ardhmen

Një grabitje e armatosur ka ndodhur pasditën e sotme në një argjendari në Suharekë.

E lidhur me këtë ka reaguar dhe kryetari i komunës së Suharekës Bali Muharremaj, i cili ka apeluar për ruajtje të qetësisë.  Ndërsa ka uruar që raste të tilla të mos përsëritën në të ardhmën.

“Sapo bisedova me Komandantin e Policisë, për rastin e grabitjes në një lokal në Suharekë, dhe u njoftova se po punohet në zbardhjen e rastit.  Apeloj nga të gjithë që ta ruajmë qetësinë dhe të presim raportimin zyrtar.  Uroj që ky rast të mos përseritet kurrë në të ardhmen ”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.