19:05 / E Martë, 07 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Grabitja në Fushë Kosovë, polica arreston një person

(I plotësuar 19:55) Policia e Kosovës ka arritur të arrestoj një person, për grabitjen që ka ndodhur sot në Fushë Kosovë.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i policës, Daut Hoxha, i cili ka thënë se grabitja ka ndodhur nga persona të dyshuar me maska, e që në posedim kishin një armë dhe sprej.

Sipas tij, njësitet policore pas veprimeve të koordinuara operacionale kanë arritur të ndalojnë veturën me një person që dyshohet të ketë lidhje me rastin.

“Rreth orës 16:20  është pranuar informacioni se në një lokal ne Fushë Kosovë  ka ndodhë një grabitje nga persona te dyshuar me maska, e që në posedim kishin një armë dhe sprej. Njësitet policore kanë ndërmarr menjëherë veprime të koordinuara operacionale policore dhe si rezultat është arrit që të ndalojnë veturën me një person qe dyshohet te ketë lidhje me rastin. Veprime hetimore dhe operacionale si dhe vendshiqimi janë ende në progres dhe sapo të kemi detaje shtesë  do të njoftoheni me kohë”, ka thënë Hoxha./Indeksonline/

…………………………………………………..

Gjuajtje me armë në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

Gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, afër qendrës tregtare “Jumbo”.

Burimet e Indeksonline brenda Policisë kaun thënë se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri dhe më pas kanë ikur në drejtim të Prishtinës.

Ende nuk ka informacione zyrtare nëse ka qenë grabitje apo përleshje mes grupeve.

Indeksonline do t’iu mbajë të informuar përkitazi me këtë rast./Indeksonline/