22:06 / E Enjte, 10 Shkurt 2022 / MSH

Grabitja në Fushë Kosovë, Policia jep detaje

Në rrugën “Nënë Tereza” Në Fushë Kosovë sonte ka ndodhur një grabitje në një market.

Burime të Indeksonline kishin bërë të ditur se grabitja ishte bërë me armë.

Në anën tjetër, rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha ka thënë për Indeksonline se njësitet policore janë duke hetuar rastin.

“Në rr. “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, rreth orës 20:30 është raportuar një grabitje në një lokal – market. Ekipet policore iu kanë përgjigjur informates dhe janë duke kryer veprime operacionale hetimore lidhur me këtë rast” ka thënë Hoxha./Indeksonline/