75 Mall Live Search
11:53 / E Enjte, 18 Shkurt 2021 / k.v

Grabitja në KEP, arrestohet njëri nga të dyshuarit

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për disa grabitje të ndodhura në rajonin e Prishtinës.

I arrestuari dyshohet se është i përfshirë edhe në grabitjen e ndodhur, më 8 shkurt, në bulevardin “Bill Klinton” në Prishtinë, ku bashkë me një tjetër, kishin grabitur nga filiali i KEP-it një shumë të konsiderueshme parash.

“Më 17 shkurt, lidhur me rastin njësiti policor ka arritur ta arrestonte një të dyshuar, i cili dyshohet se kishte kryer disa grabitje në filialin e institucionit mikrofinanciar. Tek i dyshuari është konfiskuar një revole “Zoraki”, katër fishekë dhe disa rroba që dyshohet se janë përdorur gjatë grabitjeve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa policia është në kërkim edhe të personit tjetër të përfshirë në këtë grabitje.

IndeksOnline kishte raportuar ekskluzivisht për grabitjen në KEP. Madje kishte publikuar edhe një video ku shihej reagimi i zyrtarëve policorë më të marrë informacionin se kishte ndodhur rasti./IndeksOnline/

Gjeni videon KËTU