14:17 / E Hënë, 08 Shkurt 2021 / k.v

Grabitja në KEP/ Shikojeni si reagon policia për të kapur të dyshuarit

IndeksOnline pak minuta më parë ka raportuar për një grabitje në filialin e KEP-it, që ndodhet në bulevardin “Bill Clinton”, në Prishtinë.

Në një video të siguruar nga IndeksOnline shihet reagimi i zyrtarëve policorë më të pranuar informacionin se kishte ndodhur një grabitje.

“Pas marrjes së informacionit, policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në të dhënat e para janë ngritur dyshimet se grabitja është kryer nga dy të dyshuar, të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes”, ka thënë për IndeksOnlinen, Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë rajonale në Prishtinë.

Ajo ka thënë se nuk raportohet për persona të lënduar, transmeton IndeksOnline.

Aktualisht, policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit si edhe identifikimin e autorëve./IndeksOnline/