75 Mall Live Search
15:40 / E Martë, 11 Qershor 2019 / indeksADMonline

Grabitja në Prizren, arrestohen katër persona, në mesin e tyre edhe një femër

Hetuesit policorë në Prizren kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë katër persona të dyshuar për përfshirje në një rast të veprës penale ‘grabitje’, rast i ndodhur me 7 qershor 2019 në zonën e përgjegjësisë së Stacionit Policor në Prizren.

Hetuesit policorë mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara, me 11 qershor 2019, kanë identifikuar dhe kanë arrestuar katër persona të dyshuar: D.D., 18-vjeç, A.T., 18-vjeç, R.A., 20-vjeç dhe S.H., 17-vjeçe.

Ndërsa në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit janë gjetur dhe janë sekuestruar: një boks hekuri dhe para të gatshme 880 euro.

Të njëjtit në prezencë të prindërve dhe avokatëve mbrojtës janë intervistuar dhe kanë pranuar se në bashkëveprim e kanë kryer veprën.

Të gjitha veprimet e marra në lidhje me rastin janë bërë në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin kujdestar/Departamentin e krimeve të rënda në Prizren, ku të dyshuarit janë ndaluar me aktvendim mbi ndalimin e personave të arrestuar./Indeksonline/