75 Mall Live Search
15:41 / E Martë, 30 Mars 2021 / k.v

Grabitja në Prizren/ Policia arreston personin e tretë që ishte në kërkim

Më 20 dhjetor 2020, në lagjen “Dardania” në Prizren kishte ndodhur një grabitje në një depo ndërtimore. Policia sapo kishte dalë në vendin e ngjarjes, kishte arritur që dy persona të dyshuar të cilët e kishin kryer grabitjen dhe të cilët ishin të maskuar dhe nën posedimin e armës ilegale të arrestohen dhe të ndalohen, ndërsa dy persona të tjerë ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

Sot, më 30 mars 2021, pas hetimeve të zhvilluara, njësitë e specializuara dhe ato të hetimeve ndërmorën një aksion dhe filluan operacionin e bastisjes me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren dhe gjatë realizimit të bastisjes në dy lokacione në Prishtinë, njësitet policore të hetimeve kanë arritur që të identifikonin dhe të ndalonin të dyshuarin e tretë i cili ishte i përfshirë në rastin e grabitjes.

Në lidhje me këtë rast u ndalua i dyshuari B.H. i lindur në vitin 1980 dhe ndaj tij u aplikua masa e ndalimit në afat prej 48-orësh.

Për aktivitetin e policisë në zbatim të urdhrit të Gjykatës Themelore në Prizren, u informua prokurori i shtetit.

Policia është duke vazhduar me hetime në lidhje me këtë rast.