11:13 / E Enjte, 23 Mars 2023 / k.v

Grabitje e armatosur afër Ferizajt/ Personat e armatosur me AK-47 i grabisin një qytetari 770 euro

Një person ka raportuar se mbrëmë derisa ka qenë duke u kthyer me veturë në shtëpinë e tij në Bablak të Ferizajt, fillimisht është goditur nga një veturë e më pas nga ajo veturë kanë dalë katër të dyshuar, ku tre prej tyre kanë qenë të armatosur me AK-47.

Sipas policisë, të dyshuarit viktimës ia kanë marrë 770 euro dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar policinë të hap rast të grabitjes. Hetimet janë duke u kryer në nivel rajonal./IndeksOnline/