75 Mall Live Search
11:42 / E Mërkurë, 23 Janar 2019 / indeksADMonline

Grabitje e armatosur në Deçan, policia jep detaje

Raportohet se në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan ka ndodhur një grabitje e armatosur.

Një mashkull dhe një femër kanë njoftuar autoritete e sigurisë se të njëjtit derisa po e dërgonin pazarin ditor për në bankë, para tyre është ndalur një veturë, nga ku një person i dyshuar  nën kërcënimin e  armës i ka grabitur paratë.

Policia e Kosovës njofton se të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

Nuk raportohet për të arrestuar, njësitë policore janë duke hetuar rastin. /Indeksonline/