10:56 / E Premte, 25 Shtator 2020 / indeksADMonline

Grabitje e armatosur në Ferizaj

Një person i dyshuar, nën kërcënimin e armës dhe i maskuar, ka kryer një grabitje në Ferizaj.

I dyshuari ka arritur t’i përvetësojë një shumë të parave dhe dy telefona celularë nga viktima, transmeton IndeksOnline.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të premten në orën 00:15 ku i dyshuari ka arritur të ikë nga vendi i ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të cilat po merren me hetimin e grabitjes./IndeksOnline/