75 Mall Live Search
09:45 / E Martë, 15 Dhjetor 2020 / OSH

Grabitje e armatosur në Ferizaj/ 4 persona të maskuar sulmojnë një roje, në një depo

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është raportuar për një grabitje të armatosur, në Ferizaj.

Disa persona të maskuar dhe të armatosur kan sulmuar fizikisht në vendin e punës një rojë, në një depo të materialit ndërtimor, transmeton IndeksOnline.

Sipas policisë, të dyshuarit kanë marrë një shumë parash dhe pastaj janë larguar nga vendi i ngjarjes.

“GRABITJE E ARMATOSUR- Ferizaj 14.12.2020-00:50. Viktima mashkull kosovar rojë në një depo të materialit ndërtimor ka pësuar lëndime se ishte sulmuar fizikisht në vendin e punës nga katër persona të maskuar dhe armatosur me armë zjarri dhe të ftohta. Të dyshuarit viktimës ia kishin grabitur kuletën dhe një telefon celular. Të dyshuarit kishin hyrë edhe në zyrat e depos ku dyshohet se kishin marrë një shumë parash, shuma e të cilave nuk dihet, pastaj ishin larguar në drejtim të panjohur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, viktimës i është ofruar trajtimi mjekësor, rasti vazhdon të hetohet”, njofton Policia e Kosovës. /IndeksOnline/

/Foto ilustrim/