Grabitje e armatosur në Fushë Kosovë

Një grabitje e armatosur ka ndodhur ditën e premte në Fushë-Kosovë.
Policia bën të ditur se tre persona nën kërcënimin e armës kanë marrë çelësat e një depos, e më pas kanë grabitur para të gatshme dhe një kasafortë.
“Fushë Kosovë 15.05.2020-00:42.Viktima mashkull kosovar ka raportuar se tre persona me maska dhe nën kërcënimin e armës i kane marrë çelësat e depos, ku dhe nga kanë grabitur para të gatshme dhe një kasafortë. Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftim.