75 Mall Live Search
22:44 / E Mërkurë, 09 Prill 2025 / Z S

Grabitje e armatosur në Fushë Kosovë, vidhen një shumë e konsiderueshme parash

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në Fushë Kosovë.

Sipas Policisë, ankuesit i janë marrë një shumë parash nën kërcënimin e armës.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 08:30, kemi pranuar informatën për një rast grabitje që ka ndodhur në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë, (dyshohet të ketë ndodhë rreth orës 06:30), ku ankuesit me forcë nën kërcënimin e armës i janë marrë një shumë e parave”, ka thënë ajo.

Ahmeti ka shtuar se “në koordinim me Prokurorinë përkatëse, hetuesit policor janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin”./Indeksonline/