Grabitje e armatosur në Han të Elezit, vidhen dy telefona e mbi 100 euro
Gjatë ditës së djeshme është raportuar se dy persona janë arrestuar.
Kjo për shkak se ata nën kërcënimin e thikës i kishin grabitur dy telefona dhe 115€ para kesh nga dy viktimat meshkuj shtetas të huaj.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/

