08:02 / E Shtunë, 12 Janar 2019 / indeksADMonline

Grabitje e armatosur në Kaçanik

Mbrëmë në fshatin Doganaj të Kaçanikut ka ndodhur një grabitje e armatosur.

Pronari i një bastore sportive ka raportuar në polici se dy persona me maska dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur para nga arka dhe janë larguar në drejtim të panjohur

Sipas Policisë së Kosovës nuk ka të lënduar, teksa ata po merren me rastin.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka njoftuar se derisa ishte ne vendin e punës në lokalin bastore sportive, kanë  hyrë dy persona të dyshuar e  të maskuar, nën kërcënimin e armës-revole, kanë grabitur nga arka para dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar. Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante Policore.  Me vendimin e Prokurorit, është iniciuar rasti dhe mbetet nën hetime.” thuhet në njoftimin e Policisë./Indeksonline/