75 Mall Live Search
09:03 / E Martë, 19 Shtator 2023 / L K

Grabitje e armatosur në Lipjan

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona janë grabitur dje rreth orës 02:17 nga tre persona të maskuar më armë.

Viktimave ju kanë grabitur para të gatshme, ndërsa të dyshuarit janë larguar.

Rasti ka ndodhur në komunën e Lipjani dhe shkon nën hetime.

“Dy ankues kosovarë kanë raportuar se tre persona të maskuar njëri prej tyre i armatosur, nën kërcënim e armës u kanë grabitur para të gatshme dhe janë larguar në drejtim të panjohur.  Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, lidhur me rastin është informuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e PK-së, shkruan IndeksOnline.