75 Mall Live Search
09:27 / E Hënë, 30 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Grabitje e armatosur në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Mbrëmë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj ka ndodhur një grabitje e armatosur.

Tre persona të maskuar nën kërcënimin e armës kanë ndaluar një person për t’i grabitur një telefon dhe para të gatshme në vlere prej 70 eurosh.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur të dielën në orën 20 e 18 minuta, raporton IndeksOnline.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, të cilat po merren me rastin.

Mësohet se të dyshuarit janë larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur./IndeksOnline/