75 Mall Live Search
10:18 / E Enjte, 21 Janar 2021 / k.v

Grabitje e armatosur në një barnatore në Prishtinë

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmë në një barnatore në Prishtinë, raporton IndeksOnline.

Sipas policisë, punëtorja e barnatores ka raportuar se dy persona me maska dhe nën kërcënimin e armës, kanë arritur të grabisnin nga ajo një sasi të parave.

Policia ka dalë menjëherë në vendin ku ka ndodhur grabitja, ndërsa deri tani nuk raportohet për të arrestuar.

Hetimet në lidhje me rastin janë duke vazhduar./IndeksOnline/