Grabitje e armatosur në një barnatore në Prishtinë

Indeksonline mbrëmë raportoj se në Lagjjen e Spitalit është vjedhur një barnatore.
Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti në një prononcim për Indeksonline sot ka treguar se personi i dyshuar është arrestuar.
“Mbrëmë rreth orës 08:00, kemi pranuar informatën për një grabitje të armatosur, në një barnatore në lagjen e Spitalit në Prishtinë. Rastit menjëherë i janë përgjigjur njësitet policore, të cilat kanë arritë të identifikiojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar.”
“Mbështetur në rezultatet fillestare të hetimit dyshohet se personi i dyshuar nën kërcënimin e armës, ka arrit të merr një sasi të parave dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.”
“Ka qenë aksioni i shpejtë i policisë ai që ka rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar vetëm pak kohë pas raporimit të rastit.”
“Aktualisht hetuesit policor po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale me qëllim të sqarimit dhe zbardhjes së të gjitha rrethanave që karakterizojnë këtë ngjarje, ndërkohë që personi i dyshuar R.H. 21 vjeç me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, u shprehë Ahmeti./Indeksonline/