10:04 / E Hënë, 31 Korrik 2023 / k.v

Grabitje e armatosur në një market në rrugën Prishtinë-Ferizaj

Tre të dyshuar, njëri nga ta me një armë automatike AK-47 dhe tjetri me një çekan, kanë hyrë në një market në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, ku nga arka kanë grabitur para të gatshme dhe një sasi të cigareve.

Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur, transmeton IndeksOnline.

Në vend ngjarje kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe ekipi mjekësor të cilët kanë trajtuar stafin e marketit të cilët ishin të shqetësuar.

Rasti i ndodhur të dielën rreth 22:00, është duke u hetuar nga njësitë relevante./IndeksOnline/