75 Mall Live Search
10:50 / E Martë, 05 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Grabitje e armatosur në një pompë derivatesh në Prishtinë

Grabitja e radhës e armatosur ka ndodhur mbrëmë pak minuta pas mesnatës në Hajvali të Prishtinës.

Policia njofton se dy grabitës të armatosur dhe me paska në fytyra kanë grabitur paratë në pikën e karburanteve dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Punëtori i pikës së karburanteve sipas njoftimit të policisë pas traumës që kishte pësuar nga kjo grabitje ka pranuar ndihmën e mjekut.

“Në fshatin Hajvali të rreth orës 00:15 ankuesi mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se derisa ishte duke punuar në një pikë të derivateve, dy të dyshuar të panjohur, të maskuar dhe nën kërcënim të armës-revole, ia kanë grabitur një shumë parash dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Si pasojë e shqetësimit ankuesi ka marrë tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë./Indeksonline/