08:32 / E Diele, 12 Gusht 2018 / indeksADMonline

Grabitje e armatosur në një pompë të derivateve në këtë fshat të Kosovës

Dy persona të armatosur dhe me maska kanë plaçkitur sot rreth orës  4:00 të mëngjesit një pompë të derivateve  që ndodhet në hyrje të Mitrovicës, me ç’rast kanë vjedhur më shumë se 2 mijë euro.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti, ka bërë të ditur për “Indeksonline” se sot në orët e hershme të mëngjesit është raportuar në polici për një grabitje në një pompë në Shupkovc.

“Në pompën e derivateve ExFis në Shupkovc rreth orës 4 të mëngjesit është raportuar një rast grabitje. Sipas viktimës, thuhet se dy të dyshuar të armatosur, të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve, kanë grabitur nga viktima mbi 2 mijë euro, ndërsa të lënduar nuk ka”, ka thënë Zaiti.

Sipas tij, policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe është duke zhvilluar hetimet për gjetjen e kryerësve dhe për ndriçimin e plotë të këtij rasti.

Ndryshe, çdo tentim për pengim, njëkohësisht nënkupton tendencë të ndikimit mbi fjalën e lirë./Indeksonline/