Grabitje e armatosur në një pompë të derivateve në kryeqytet

Dy punëtorë në një pompë të derivateve të naftës në Prishtinë, kanë raportuar se dy persona të panjohur, të maskuar dhe nën kërcënim të armës kanë arritur që nga arka e marketit të pompës të grabisnin një sasi parash të gatshme, transmeton IndeksOnline.
Sipas ankuesve, të dyshuarit pas largimit nga vendi i ngjarjes kanë shtënë në ajër me armë zjarri.
Policia ka njoftuar se grabitja e armatosur ka ndodhur në rrugën “Mon Balaj”, të dielën në orën 03 e 17 minuta.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, kurse rasti është duke u hetuar./IndeksOnline/