13:50 / E Premte, 31 Korrik 2020 / indeksADMonline

Grabitje e armatosur në një pompë të derivateve në kryeqytet

Një person ka raportuar në polici se derisa ka qenë duke punuar në një pompë të derivateve, një person i panjohur nën kërcënimin të armës i ka grabitur 600-700 euro dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Policia ka bërë të ditur se grabitja ka ndodhur të enjten rreth orës 22:00 në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë.

Deri më tani nuk është raportuar për të arrestuar ndërsa hetimet në lidhje me rastin ende janë duke vazhduar./IndeksOnline/