75 Mall Live Search
08:49 / E Premte, 09 Prill 2021 / k.v

Grabitje e armatosur në një pompë të derivateve në kryeqytet

Një grabitje e armatosur ka ndodhur të enjten rreth orës 22 e 20 minuta në një pikë të derivateve të naftës në kryeqytet.

Policia ka njoftuar se grabitja ka ndodhur në rrugën “Asllan Pireva” ndërsa sipas viktimës derisa ishte në vendin e tij të punës, dy persona të panjohur dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur në shumë parash prej 400-500 euro.

Të dyshuarit pas grabitjes janë larguar në drejtim të panjohur, transmeton IndeksOnline.

Policia thotë se ky rast është duke u hetuar intensivisht.

Rikujtojmë se pak ditë më parë policia ka arrestuar disa grabitës në kryeqytet./IndeksOnline/