75 Mall Live Search
09:55 / E Hënë, 14 Shtator 2020 / indeksADMonline

Grabitje e armatosur në një pompë derivatesh, në Pejë

Një person ka raportuar se derisa ishte në vendin e punës në një pompë të derivateve, kanë hyrë tre persona të maskuar dhe nën kërcënim të armës kanë grabitur 600 euro para të thata.

Policia ka bërë të ditur se grabitja ka ndodhur të shtunën në orën 21 e 42 minuta në Pejë, transmeton IndeksOnline.

Të dyshuarit janë larguar nga vendi i grabitjes me një veturë të tipit “Audi”.

Nuk raportohet për të lënduar, përderisa rasti është duke u hetuar./IndeksOnline/