75 Mall Live Search
09:22 / E Diele, 14 Shkurt 2021 / k.v

Grabitje e armatosur në Pejë

Dy persona kanë njoftuar policinë në Pejë se derisa kanë qenë duke punuar në një pikë të derivateve, dy të panjohur të maskuar dhe armatosur i kanë grabitur para kesh, ndërsa edhe nga zyra iu është marrë një shumë e parave dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. Rasti është duke u hetuar.