09:54 / E Mërkurë, 27 Janar 2021 / k.v

Grabitje e armatosur në Pejë, viktimë një shtetas i Turqisë

Një shtetas i Turqisë ka raportuar në polici se nga dy persona të panjohur, nën kërcenin e armës ia kanë grabitur 1.000 euro dhe një telefon mobil, transmeton IndeksOnline.

Sipas policisë, grabitja ka ndodhur në rrugën “Anton Çetta” në Pejë, të hënën rreth orës 22 e 30 minuta.

Policia ka nisur hetimet në lidhje me rastin, ndërsa deri tani nuk është raportuar për të arrestuar./IndeksOnline/