75 Mall Live Search
10:06 / E Premte, 14 Tetor 2022 / k.v

Grabitje e armatosur në pompë të derivateve në Podujevë

Një person ka raportuar në polici se derisa ka qenë duke punuar në një pompë derivatesh në Podujevë, një person i panjohur, i maskuar dhe nën kërcënimin e armës i ka grabitur një shumë parash prej 340 €.

I dyshuari pasi ka kryer grabitjen është larguar në drejtim të panjohur, transmeton IndeksOnline.

Nuk raportohet për lëndime, përderisa janë duke u kryer hetime intensive.
Rasti është raportuar të enjten rreth orës 02:00./IndeksOnline/