23:06 / E Mërkurë, 24 Tetor 2018 / indeksADMonline

Grabitje e armatosur në Prishtinë

Një grabitje e armatosur ka ndodhur para disa minutash në një prej dyqaneve të ‘Meridian Express’ në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur Policia e Kosovës si dhe Emergjenca. Nuk dihet nëse si pasojë e grabitjes të ketë pasur të plagosur.

Së fundi në rajonin e Prishtinës ka pasur raste të shpeshta të grabitjeve të armatosura./Indeksonline/